Transmetuar më 12-08-2017, 21:20

Motra e tij u nda nga jeta, Berisha: Mirënjohje të gjithë miqve dhe dashamirësve qëndruan pranë

Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e ngushëlluan dhe i qëndruan pranë, pas humbjes së të motrës, Hajrie Osmanaj.

“Një mirënjohje të thellë të gjithë miqve dhe dashamirësve të shumtë, që me praninë dhe mesazhet e tyre lehtësuan dhimbjen tonë”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Te dashur miq!

Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj! Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!

Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.

Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.

Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!

I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb./a.k/noa.al/