Transmetuar më 12-08-2017, 17:31

Çifti i famshëm i shoubizit shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hysko po shijojnë maksimalisht muajin t tyre të mjaltit.

Dyshja e sapokurorëzuar publikojnë herë pas here fotografi nga pushimet e tyre.

Orinda së fundmi ka publikuar një fotografi ku ka marrë ngjyrë për shkak të pushimeve në bregdet.

Në fotografinë e publikuar bien në sy, sytë e saj bojëqielli, duke tërhequr vëmendjen e fansave.

Turjani dhe Orinda i dhanë fund beqarisë disa ditë më parë duke kurorëzuar dashurinë e tyre 10-vjeçare me martesë.

Dasma e tyre ishte një nga eventet më të përfolura në media gjatë ditëve që lamë pas.

Dyshja e njohur kanë vendosur që muaji i tyre i mjaltit të zgjasë plot 25 ditë./a.k/noa.al/