Transmetuar më 12-08-2017, 16:29

Një i ri nga Tirana ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur ditën e sotme në Mal të Zi. Nga raportimet e mediave atje bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur edhe 6 persona të tjerë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj që citojnë autoritetet lokale.

Mediat njoftojnë se viktima është Enes Rama, 29 vjeç nga Tirana. Bashkë me të udhëtonte edhe një shtetas tjetër, me inicialet R.R, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se mjeti i Enes Ramës është përplasur me një makinë tjetër. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet. /k.k/noa.al/