Transmetuar më 12-08-2017, 13:26

Të gjithëve ju kujtohet Jona Kalemaj, bukuroshja e Big Brother 7.

Që nga pjesëmarrja e saj në këtë edicion kanë kaluar goxha kohë, aq shumë sa Jona tashmë është një nënë dhe bashkëshorte e lumtur.

Jeni nga Elbasani dhe nuse në Vlorë çfarë keni marrë nga tradita e dy qyteteve?

Elbasani është një qytet i bukur dhe ka njerëz shumë mikëpritësa e të dashur. Janë popull i butë,  Shqipëria e mesme dhe shumë të ahengut. Kurse Vlorë janë pak më të egër. Të dashur,  por s’ta shprehin kollaj dashurinë. Dhe sado që është qytet bregdetar janë popull që e konsumojnë shumë mishin.

Në daljet tuaja gjithmonë jeni e qeshur, bëheni ndonjëherë me nerva?

Moj çupë më kë parë mirë ti mua në Big Brother? Unë me nerva? Jooo ç’ne. Unë jam pulë e urtë moj. S’më ndihet zëri i gojës(qesh).  E qeshura është karakteristikë  e imja. S’mund të rri pa qeshur vërtet. Ndonjëherë e teproj madje qesh më shumë seç duhet. Por dhe me nervat nuk jam keq jo (qesh).

A jeni amvisë e mirë?

Ah këtu më zure ngushtë. Jam amvisë e mirë në fakt. Çdo gjë që bëj e bëj të shijshme por,  jo me kënaqësi shumë të madhe. Më shijon më shumë kur më gatuajnë (qesh).

Si e kujtoni takimin e parë me bashkëshortin?

Takimin e parë? Sot që ma rikujtove, se në fakt më duket sikur kam lindur me të (qesh), s’kam pas pikën e emocionit. Kam qenë shumë e ftohtë sepse mendova që do mbaronte çdo gjë mbas asaj drekës që na ftoi dhe kaq. Me kujtohet që erdhi me vones dhe unë isha pak me nerva (qesh).

Çfarë ju tërhoqi më shumë?

Më shumë më tërhoqën syçkat se i ka të bukur shumë. Ngjyrë deti. Tani që e mendoj thellë- thellë ndoshta ato më hipnotizuan.

Cilat janë projektet apo planet e tua?

Projekti dhe plani kryesor është të lind bebin dhe çdo gjë të shkoj siç duhet. Të tjerat me të parë e me të bërë./Shekulli