Transmetuar më 12-08-2017, 12:50

Shkëputet një pjesë e madhe shkëmbi pranë plazhit të njohur si “Kalaja” në Vlorë, duke krijuar panik në zonë.

Gjithçka, pasi pas shkëputjes së masës së shkëmbit mesditën e sotme, ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen pjesë të tjera.

Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

Fatmirësisht si pasojë e shkëputjes së shkëmbit nuk ka të lënduar në njerëz. Për menaxhimin e kësaj situate janë njoftuar emergjencat civile, reparti i xhenios, si dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës.

Policia fton të gjithë udhëtarët me automjet që të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës. /a.y/noa.al