Transmetuar më 12-08-2017, 12:29

Një sherr për motive pronësie në Tiranë ka përfunduar me dy të plagosur. Të dëmtuarit janë Skënder Osma dhe Eduart Dushku të cilët janë konfliktuar me njeri tjetrin.

Policia bën me dije se efektivët e komisariatit nr.1, gjatë mbrëmjes së djeshme kanë bërë arrestimin e Eduart Dushku, 41 vjeç dhe Skënder Osma, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në Sauk janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, Skënder Osma, ndërsa Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë.

Dy të plagosurit u dërguan në spital, ku pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Plagosje lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese