Transmetuar më 12-08-2017, 09:29

Presidenti Ilir Meta, njëkohësish, komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, me propozim të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli ka firmosur dekretin për dhënie grade madhore “gjeneral brigade”, kolonel Bajram Begaj me detyrë, zëvendësdrejtor (ushtarak) i Spitalit Universitar të Traumës.

Është hera e parë në historinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që një ushtarak mjek merr gradën “gjeneral brigade”.

Gjeneral brigade Bajram Begaj ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:

-Shkollën e Thelluar Pasuniversitare SHPU, Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë;

-Specializim dega Gastroenterohepatologji, Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë;

-Specializim 3 mujor në Greqi;

-Specializim 3 mujor në Greqi;

-Studime në SHBA;

-Studime në SHBA, Kurs i Lidershipit Mjekësor Strategjik

Gjeneral Brigade, Bajram Begaj ka kryer detyra të ndryshme si:

-Shef shëndetësie Brigade, Divizioni 5650 Tropojë, Ministria e Mbrojtjes,

-shef shëndetësie Batalioni Sigurimit, Tiranë,

-mjek gastroenterohepatolog, Spitali Ushtarak,

-shef i Shërbimit Ambulator, Spitali Ushtarak, zëvendësdrejtor, Spitali Ushtarak,

-pedagog i Jashtëm, fakulteti i Mjekësisë, lënda Gastrohepatologji,

-drejtor i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar, mjek gastrohepatolog, SUQU,

-zëvendësdrejtor, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Ministria e Shëndetësisë,

-mjek gastrohepatolog, Shërbimi i Gastrohepatologjisë, QSUT, Ministria e Shëndetësisë,

-drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor, Ministria e Mbrojtjes,

-drejtor i Spitalit Ushtarak,

-zëvendësdrejtor (ushtarak) i Spitalit Universitar të Traumës.