Transmetuar më 11-08-2017, 23:26

Ndahet nga jeta, në moshën 113-vjeçare, burri më i vjetër në botë, Yisrael Kristal. Mësohet se ai ka ndërruar jetë për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, sidomos vitin e fundit.

Yisrael Kristal para një viti mori rekordin Guinness për moshën e tij, por gjendja e rënduar shëndetësore ka bërë që të mos jetojë më.

Bëhet me dije se ai ka vazhduar të mbijetojë duke qëndruar pranë dy fëmijëve, 9 nipër e mbesave dhe 32 stërnipërve.

Kristal, nga Polonia, i përket popullit hebre dhe është ndër të vetmit që ka mbijetuar nga lufta, duke peshuar vetëm 37 kg.

Kur theu rekordin botëror për moshën në mars të 2016, ai nuk kishte dhënë asnjë shpjegim për jetëgjatësinë e tij.

“Nuk e di sekretin për jetë të gjatë, besoj se gjithcka është e vendosur nga lart dhe asnjëherë nuk do ti dimë arsyet e vërteta,” ka thënë ai. /k.k/noa.al/