Transmetuar më 11-08-2017, 22:47

Për pak sa nuk ka marrë përmasat e një tragjedie të vërtetë konflikti për zhavorrin. Burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë në Fushë-Mamurras, të cilët janë qëlluar me mjete të forta nga nipi i tyre.

Mësohet se të lënduar kanë mbetur Agustin dhe Manushe Shpani, ndërsa autori i ngjarjes është Elvis Shpani.

Burrë e grua raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa ndodhen në spitalin e Traumës, në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Mësohet po ashtu se policia ka bërë të mundur edhe ndalimin e autorit të ngjarjes.