Transmetuar më 11-08-2017, 20:11

Policia e Mallakastrës ka shpallur në kërkim një person, si përgjegjës të zjarrit që dogji disa banesa në Çorush të Mallakastrës.

Në një njoftim për mediat, policia vendore thotë se bëhet fjalë për 36-vjeçarin L.L, Banues në lagjen “Bajraktar”.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarrin e ka vënë shtetasi L.L, 36 vjeç, banues në lagjen "Bajraktari", Mallakastër, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.

Ky shtetas i ka vënë zjarrin një sipërfaqe të tokës së tij për të djegur disa barishte dhe për pasojë zjarri është përhapur në një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes, sqaron policia.

Si pasojë e rënies së zjarrit, janë djegur rreth 10 hektarë shkurre dhe rreth 4200 rrënjë ullinj. /k.k/noa.al/