Transmetuar më 11-08-2017, 19:25

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 16-vjeçar si autor të dyshuar të zjarrit në Kuç të Vorës, ku si pasojë u dogjën 5 hektarë bimësi.

Blutë ndaluan shtetasin R.L., 16 vjeç, banues në fshatin Gjokaj (Bashkia Vorë), i proceduar më parë për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Ndalimi i tij është bërë i mundur, pasi më 9 gusht rreth orës 19:00, në kodrat e fshatit Kuç, 16 vjeçari ka shkaktuar rënien e zjarrit në sajë të një cigareje të hedhur në tokë, ku për pasojë janë djegur mbi 5 hektar bimësi (shkurre dhe ullinj).

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me PMNSZH dhe Emergjencat Civile vazhdojnë punën për fikjen e zjarrit i cili vazhdon prej 2 ditësh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartë përmendur për veprën penale "Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor. /b.l/noa.al/