Transmetuar më 11-08-2017, 15:29

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Fushë Arrëz, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Mësohet se Bledar e Bardhok Gjinaj kanë qëlluar mbi Eduart Gjinaj dhe P.Gj., të cilët kanë qenë duke lëvizur me makinë.

“Më datë 11.08.2017, rreth orës 11:15, kemi marrë njoftim se në dalje të qytetit Fushë Arrëz, në rrugë, ka të shtëna me armë zjarri.

Nga informacionet paraprake behet me dije se shtetasit B. Gj. dhe B. Gj. kanë kanosur me armë zjarri (duke qëlluar në ajër), shtetasit P. Gj. dhe E. Gj. të cilët kanë qenë duke lëvizur me makinë”, thuhet në njoftimin e policisë

Të dy palët e përfshira në konflikt janë banues në qytet Fushë Arrëz dhe në lidhje fisnore, ku mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta edhe me parë.

Tre ditë më parë të rinjtë janë përplasur edhe me mjete të forta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/