Transmetuar më 11-08-2017, 14:26

Bregu i Ksamilit këtë vit nuk ka rezultuar shumë fatsjellës për pushuesit e huaj që vijnë në vendin tonë.

Rasti më i rëndë ishte ai i ndodhur në mesin e muajit korrik ku një turiste ruse 15-vjeçare humbi jetën teksa lahej në det, e goditur nga helika e një mjeti lundrues.

Një aksident tjetër po në detin e Ksamilit, ka ndodhur pasditen e djeshme me një turiste bullgare.

Aksidentalisht ka rënë nga shkëmbinjtë e detit, shtetasja bullgare P.S., 41 vjeçe, banuese në Sofje.

Turistja e dëmtuar u dërgua me helikopter drejt QSUT në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Mësohet se pavarësisht dëmtimeve të marra, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Ndonëse dyshohet se ngjarja është aksidentale, për të hedhur dritë më shumë rreth ngjares materialet i’u referuan Prokurorisë së Sarandës për vlerësim. /a.y/noa.al