Transmetuar më 11-08-2017, 13:17

Prej disa ditësh moderatorja Rudina Magjistari ka nisur pushimet familjare në Turqi.

E shoqëruar nga i shoqi dhe e bija, Rudina po shijon disa ditë relaksi.

Por vogëlushja duket se nuk e lë rehat as sa për të bërë një fotografi dhe këtë gjë e tregon vetë Rudina, teksa publikon një fotografi në Instagram.

“Një shkrepje me nxitim, për t’i shpëtuar avancimit të peshqirtë të Mias në cepin majtas. Zemra ime, fryma ime. Mami e lumtur, dashuria ime. Ne të tre. Familja ime e bukur”, shkruan moderatorja.

Rudina u bë nënë fund tetorin e vitit 2015, si fryt i lidhjes disa vjeçare me ish-kampionin e kick boksit Xhavit Bajramaj. Që nga lindja e Mias së vogël, jeta e saj duket se ka ndryshuar tërësisht. /a.y/noa.al