Transmetuar më 11-08-2017, 08:25

Ishte viti 1989 kur zuri për herë të parë kopertinën e revistës për të rritur ‘Palyboy’, një bionde seksi dhe premtuese, e cila nga viti 1992 deri në 1998, u pa në rolin e rojes seksi të plazhit C.J.Parker në serialin “Baywatch”.

Ishin pikërisht këto vitet kur ndezi fantazitë më të fshehta të meshkujve të gjithë botës.

Ndonëse kjo bukuroshe në 1 korrik mbushi 50 vjeçe, vijon të jetë po aq seksi.

Së fundmi ajo ka pozuar për revistën “W Magazine”, në poza mjaft ndjellëse, ku shihet pjesërisht e zhveshur përpara objektivit të fotografit Luke Gilford.

Ndonëse është nënë e dy fëmijëve, Pamela Anderson mbetet një seks bombë e vërtetë, e cila nuk ka asgjë për të fshehur.

Këtë gjë e tregon në dalje të ndryshme në tapetin e kuq, ku shfaqet mjaft në formë. /a.y/noa.al