Transmetuar më 10-08-2017, 17:52

Ambasada amerikane në vendin tonë ka lajmëruar të gjithë qytetarët që kanë pyetje rreth vizave për studentët dhe Lotarinë Amerikane të shkruajnë dhe të pyesin, pasi do të marrin përgjigjet e kërkuara.

Në një postim në rrjetin e saj social Facebook, ambasada thotë se temat më të rëndësishme për qytetarët do t’i publikojë në vjeshtë.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Këtë javë, Kenny dhe unë do të shkojmë për disa ditë pushimi në Pogradec. Jemi duke bërë planet për vitin e ardhshëm. Do donim të mësonim nga të gjithë ju për temat që ju intereson të diskutojmë vitin e ardhshëm.

Ju nevojitet më shumë informacion për vizat e studentëve? Për lotarinë amerikane? Mbi sponsorët në Shtetet e Bashkuara?

Na tregoni cilat janë temat më të rëndësishme për ju, në mënyrë që t’i përfshijmë ato në postimet gjatë vjeshtës. Si gjithmonë, ne mirëpresim t’iu përgjigjemi çdo pyetjeje që ju mund të keni në lidhje me vizat. /b.l/noa.al/