Transmetuar më 10-08-2017, 16:18

Aktori i humorit, Gaz Paja është përfshirë në një sherr gjatë kohës që ka qenë me pushime në Dhërmi.

E gjithë skena është filmuar nga një celular pak metra më tej, ndërsa në video duket që rreth Gazit janë mbledhur dhjetëra pushues si dhe ka shkuar policia.

Video është transmetuar nga portali konica.al ndërsa pranë vendit të ngjarjes janë miqtë e Gazit si dhe të djalit tjetër me të cilin ai ka debatuar.

Sipas raportuesit që ka dërguar videon, debati mes tyre ka nisur kur një djalë i ri ka ardhur me motorin e ujit shumë pranë bregut.

Paja sipas raportuesit, ka debatuar dhe më pas është dashur ndërhyrja e policisë dhe shoqërimi i tyre për rrethanat e ngjarjes në fjalë.