Transmetuar më 10-08-2017, 13:52

Floriana Garo para pak kohësh, me një postim të thjeshtë në Instagram na tregoi për fejesën e saj me avokatin që jeton në Zvicër, Enis Dacin.

Bukuroshja e ekranit shqiptar për momentin po shijon pushimet me kushërinjtë e saj në jug të Shqipërisë, para se të largohet për në Zvicër, ku ka vendosur edhe të jetojë, për të qenë pranë partnerit të saj.

Moderatorja e njohur përgjithësisht e ka mbajtur shumë private lidhjen e saj me avokatin, por pa dashje në një foto të shkrepur me kushëririn e saj gjatë pushimeve Garo na tregon unazën e fejesës.

Fotoja është postuar nga vetë Floriana në Instgram ku shkruante “Bashkim kushërinjsh në jug të Shqipërisë”.

Gjatë muajit qershor, Floriana Garo u fejua zyrtarisht me partnerin e saj Enis Daci. Ndërsa prej afro një viti e gjysmë, jetonte në privatësi lidhjen me avokatin që jeton në Zvicër, vendosi që të ishte vetë ajo që të komunikonte lajmin e mirë, duke surprizuar me vendimin e rëndësishëm.