Transmetuar më 10-08-2017, 11:18

Kush është biznesmeni që i ka fituar zemrën biondes seksi, çifti pranë fejesës. Modelja heq dorë nga karriera për hir të dashurisë.

Për vite me radhë Kristin Prengaj bëri për vete të gjithë Shqipërinë, por jo vetëm. Modelja bukuroshe ia doli të shndërrohej në “mbretëreshën” e showbiz-it falë pamjes sensuale që ka. Fill pas bujës mediatike, ajo nisi edhe modelingun, duke u shndërruar në të preferuarën e të gjithëve. Foto seksi, lidhje të përfolura, pushime luksoze, ishin shpesh lajmet që na vinin nga Kristin. Por tashmë prej disa kohësh biondja seksi po u mungon rrjeteve sociale dhe lajmeve.

“Gsh” ka mësuar se Kristin ka hequr dorë nga modelingu dhe fama për t’iu përkushtuar lidhjes së saj të dashurisë. Bëhet me dije se modelja po bashkëjeton me të dashurin e saj në Athinë, ku djaloshi fatlum ka disa biznese. Kohët e fundit kanë qenë të shumta postimet e saj me të dashurin, por duke zgjedhur të mos ia publikojë imazhin. Udhëtimet me të kanë qenë të shpeshta, ndaj Kristin e kemi parë që, brenda një muaji ka postuar foto nga Bali, nga Spanja, por edhe nga Mykonos. Prej disa muajsh kjo bukuroshe ka mbyllur edhe llogarinë e saj në “Instagram”, ku kishte me mijëra ndjekës, duke iu përkushtuar tashmë historisë së dashurisë. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, çifti ka më shumë se një vit bashkë dhe janë më të dashuruar se kurrë. Djaloshi në fjalë është biznesmen dhe ka disa biznese si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi.

Duket se ka qenë partneri ai që i ka kërkuar Kristit të heq dorë nga karriera, për të qëndruar për pak kohë bashkë jashtë Shqipërisë. Natyrisht që, shpeshherë biondja seksi vjen në Tiranë për të vizituar familjen e saj, por vizitat këtë herë janë disa ditore, për t’u rikthyer shpejt tek i dashuri. Lidhja mes tyre është zyrtare, ndaj shumë shpejt po presim ta shikojmë edhe me një unazë në gisht. Edhe pse ishte në kulmin e suksesit të saj, Kristin Prengaj zgjodhi të heqë dorë për hir të të dashurit xheloz, duke shpëtuar kështu dashurinë e saj.