Transmetuar më 09-08-2017, 19:09

Kryeministri i vendit Edi Rama, vijon publikimin e dëgjesave publike me qytetarët. Prag mbrëmjen e kësaj të mërkure, kreu i qeverisë ka publikuar pasqyrën zgjedhore dhe raportin e dëgjesave për kryeqytetin.

Në raport ankesat më të mëdha janë për papunësinë plot 317 të tilla, të ndjekura mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e infrastrukturës dhe legalizimet.

“Raporti juaj. Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Tiranë. Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Tiranës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport. Faleminderit”, shkruan Rama në Facebook.

Bashkëngjitur gjeni në mënyrë të detajuar raportin e publikuar nga kreu i qeverisë. /a.y/noa.al