Transmetuar më 09-08-2017, 18:45

Rozana Radi ka fituar siguri të plotë në pamjen e saj. Pasi prej kohësh ka fituar betejën me peshën, Rozi shfaq linja trupore mjaft në formë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një fotografi me bikini të bardha në Instagram, ku shkruan “Verë 2017”.

Vlen të thuhet se këngëtarja duket mjaft mirë dhe pa asnjë kilogramë të tepërt.

Një tjetër fotografi me bikini ajo e publikoi dy ditë më parë ku shihej me familjen e motrës së saj.

Rozi pushoi disa ditë në Greqi, ndërkohë që nuk ka lënë mënjanë as pushimet në brigjet shqiptare. /a.y/noa.al