Transmetuar më 07-08-2017, 18:54

Kryeministri i vendit di Rama, është i bindur se publikimi i problemeve të qytetarëve në rrjetet sociale do të gjejnë zgjidhje.

Në vijim të traditës së tij për dëgjesat publike, kryeministri Rama ka publikuar pasditen e sotme pasqyrën zgjedhore dhe raportin e dëgjesave për qarkun e Lezhës.

Nga profili i tij në Facebook kreu i qeverisë ka ftuar lezhjanët të japin sugjerimet e tyre për gjërat që mungojnë në këtë raport e që mund të shërbejnë në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Statusi i plotë

“RAPORTI JUAJ

Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Lezhë.

Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Lezhës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport. Faleminderit”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/