Transmetuar më 06-08-2017, 21:41

Skuadra turke e Antalyaspor kërkon shërbimet e sulmuesit shqiptar Sokol Çikalleshi.

Sipas portalit turk, “Fanatik.turk.com”, skuadra që zotëron kartonin e sulmuesit shqiptar, Bashakshehir, ka hequr dorë nga shërbimet e tij.

Antaliaspor është një mundësi e mirë për të, për t’u aktivizuar në kampionatin elitarë turk.

Skuadra e njohur ka nisur tratativat për ta bërë për vete sulmuesin kavajas.

Sezonin e kaluar Çikalleshi bëri një sezon të shkëlqyer në kampionatin turk dhe në kupë, ku shënoi 10 gola dhe dha 5 asistime./a.k/noa.al/