Transmetuar më 06-08-2017, 20:00

Sulmuesi shqiptar Rei Manaj mund të jetë pjesë e “Serisë A” për sezonin që po vjen.

Për sulmuesin e Interit, ka shfaqur interes skuadra e sapongjitur në “Serinë A”, Benevento.

Drejtuesit e skuadrës kanë nisur kontaktet me drejtuesit zikaltër për të marrë në formë huazimi sulmuesin shqiptar për këtë sezon.

Për shkak të marrëdhënies së mirë mes dy klubeve, Benevento pritet të huazojë edhe dy lojtarë të tjerë zikaltër.

Bëhet fjalë për futbollistët Xhorxh Pushkash dhe Brajt Giamfi, të cilët janë drejt finalizimit të akordit.

Për manaj interesoheshin kishte interes edhe nga skuadra spanjolle dhe nga “Seria B”./a.k/noa.al/