Transmetuar më 06-08-2017, 16:52

Pavarësisht insistimit nga Milan, Torino vazhdon të refuzojë ofertën 70-milionë eurosh për sulmuesin Andrea Belotti.

Skuadra e Torinos kërkon 100 milionë euro për sulmuesin e talentuar për ta lëshuar.

Oferta që Milani ka shaqur së fundmi është 70 milionë euro plus futbollistët M’Baye Niang dhe Gabriel Paletta.

Torino nuk dëshiron të heqë dorë nga lojtari për më pak se 100 milionë euro, që është edhe klauzola e 23 vjeçarit.

Kjo nuk është hera e parë që Milani insiston për sulmuesin.

Ky i fundit e ka shfaqur hapur dëshirën e tij se dëshiron të luajë për kuqezinjtë, pasi është edhe tifoz i Milanit./a.k/noa.al/