Transmetuar më 06-08-2017, 15:58

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:40 në Komogllovë të Ferizajt.

Një person mashkull, i cili po udhëtonte me motorçikletë, është goditur nga një automjet, nga ku ka ndërruar jetë.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e ndihmës së parë pas mbërritjes në vendngjarjen e aksidentit.

Ndërkoaq me urdhër të prokurorit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat./a.k/noa.al/