Transmetuar më 05-08-2017, 11:02

Të gjithë ata deputetët që nuk do të jenë më pjesë e sesionit të ri parlamentar që nis në shtator do të duhet të dorëzojnë sa më shpejt kompjuterët, lap top që janë pajisur gjatë këtij mandati që lanë pas.

Kjo pas një e-maili zyrtar të mbërritur në adresë të tyre për të kryer kthimin mbrapsht të kompjuterëve, shkruan express.

“Të nderuar deputetë, na lejoni që të sjellim në vëmendjen tuaj se gjatë legjislaturës së VIII-të, ju jeni pajisur me laptop nga Kuvendi i Shqipërisë, për të cilin keni firmosur kartelën përkatëse të marrjes në dorëzim pranë shërbimit të Financës së Kuvendit. 

Për sa më sipër, lutemi në mirëkuptimin tuaj, për dorëzimin e tyre pranë shërbimit të financës, duke qenë se përfunduan punimet e legjislaturës së 8-të”, thuhet në email-in e Kuvendit për deputetët.