Transmetuar më 04-08-2017, 15:28

Tenori i njohur shqiptar, Agim Hushi në një shkrim të gjatë të publikuar në Facebook pohon se ka marrë vendimin për t’u larguar jashtë vendit, por këtë herë, për mos t’u kthyer më.

Hushi shkruan se ky është realiteti i një atdheu të dështuar, ku sipas tij ky vend është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e një kaste kriminale.

“Pas një viti qesharak më së fundmi erdha dhe unë tek termat serioze të realitetit të një atdheu të dështuar, që është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e një kaste kriminele, ku vlerë kanë vetëm hajdutet, maskarenjtë, injorantët, baballarëët tanë të kombit me hundët zbardhur nga kokaina !”.

Shkrimi i plotë i Agim Hushit:

Së fundmi rikthimi në qytetin tim, atje ku filloi karriera ime; në Sydney Opera! Ndihem kaq i lumtur dhe krenar për këtë rikthim dinjitoz si qytetar australian!

Pas një viti qesharak më së fundmi erdha dhe unë tek termat serioze të realitetit të një atdheu të dështuar, që është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e një kaste kriminele, ku vlerë kanë veteë hajdutet, maskarenjtë, injorantët, baballarëët tanë të kombit me hundët zbardhur nga kokaina!

Më bëtë të më vije turp nga vetja që jam bashkëkombësi juaj!

Me dhemb që ai popull i mirë ka marrë pothuaj lehtësinë e një kopeje delesh për tu çuar buze greminës dhe kujtesa historike i është kthyer në një histeri politike të skajshme dhe pa asgjë që të kujton qytetërimin të cilit i përkasim!

Duke lënë pas sukseset e mëdha të një sheshi qesharak me majë dhe ujëra që rrjedhin si përrenj paiqike të sëmurë dhe tregun e ri po ju prezantoj pamje të botës së lirë ku emrin e kryetarit të bashkisë së një qyteti 5 milionësh se di askush dhe ku kryetari i shtetit mbanë përgjegjësi edhe për menynë e pensionistëve!

Të një shteti që po përgatitet të dërgojë së shpejti 4 banorët e parë të përjetshëm tokësorë në Mars!

Lamtumirë Shqipëri!! Faleminderit Australia ime!!