Transmetuar më 04-08-2017, 09:54

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim për ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke përcjellë pamjet fantastike të ekspozitës më të re çelur sot në Muzeun Kombëtar Marubi, titulluar "Manipulim".

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë klip prezantues të ekspozitës më të re çelur sot në Muzeun Kombëtar Marubi, titulluar ‘Manipulim’. Fotografitë e retushuara të arkivës së Marubit do të jenë në qendër të kësaj ekspozite e cila tenton të nxjerrë në pah për herë të parë historinë e hershme të manipulimit të fotografive, për t’i ballafaquar ato me të vërtetën që dëshmojnë negativët origjinalë të paprekur”, shkruan Rama.

Por komentuesit të shqetësuar nga situata me zjarret në vend, e disa nga mungesa e ujit të pijshëm dhe energjisë, i janë sulur me ankesa e kritika. Këtë radhë ka mbizotëruar problemi i drogës, zjarret që po djegin vendet dhe krimi që po merr jetë.

Disa nga komentet

– Shumë bukur. Vetëm se po na digjet Shqipëria. Duhet një plan i veçantë për emergjencat natyrore. Këto zjarrfikëse që disponojmë, përveç numrit të vogël, janë të kohës së Hitlerit.

– Shumë bukur ekspozita me foto. Zoti kryeministër që prej dy javësh zona e Tomorricës në Skrapar është e përfshirë nga zjarret. Konkretisht pylli i Kuçit, bredh i bardhë i rritur në shekuj në atë zonë. Flakët janë afruar shtëpive të banimit dhe janë duke përparuar drejt zonës alpine ku gjatë verës është e populluar me shumë stane dhe blegtori nga zonat përreth. Banorët janë prej ditësh duke luftuar me flakët me mjete rrethanore por është e pamundur nëse shteti nuk dërgon mjete si helikopter për shuarjen e zjarrit. Ju lutem zoti Kryeministër merrni masa për ndihmë se banorët ndihen të  pashpresë dhe të braktisur nga qeveria. E kanë më të lehtë të kontaktojnë jashtë shtetit sesa qeverinë në Tiranë.

– Lëri klipet se jemi vendi i fundit në Europë, jemi turpi i botës, mos na bëj sikur e do Shqipërinë si patriot, se këto gjëra i bën Europa dhe jo ti. Se vjen greku derdh naftën në dete ku është deti jon apo nuk ua mban suma se në luftë pushtetarët ikin populli lufton. Shiko e po arrin krimi kulme katastrofike ca shteti na tregon që po bën, lulishte dhe trotuare, bëj ligjet njëherë o zoti kryeministër se ke të gjithë gjyqtarët e ministrat që vodhën lekët e shtetit. Ne jemi një vend i pasur, Zvicra e dytë nuk kemi krizë ekonomike i dshaur, ne kemi krizë politike. Vjen kanadezi në Shqipëri merr naftën dhe çmimi te ne 180 lkë të reja. Të lutem bëj shtet me ligje zotëri të tjerat vinë mbas mos fut hallexhiun në burgje për drita të bëj burgun për të tjerët, fut drejtorët e ministrat që i kanë lejuar. Vettingu ku është vettingu nuk po shikojmë asnjë ndryshim vjen FBI edhe europianët e korruptuar prandaj nuk ecën Europa përpara dhe ne si shtet se janë mafiozët kryesorë, Europa të uroj gjithë të mirat lëri videot dhe postimet bëj Shqipëri se kam 5 vjet i larguar dhe as kam për të shkelur më aty.

– Mund të na i kursesh këto ndërkohë që nuk kemi as drita dhe as ujë. Do shkojmë të palarë sot në punë.