Transmetuar më 03-08-2017, 23:31

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zbuloi mënyrën se si do t’i ruajë marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta, bashkëshortin e saj.

“Kur është para pozicionit, ai pozicionohet siç duhet, qoftë edhe kur bëhet fjalë për familjarët e tij. Është i ftohtë dhe i kthjellët. Po them një sekret të vogël, ditën kur u mblodh këshilli bashkiak dhe dy këshilltarët tanë bashkuan votat me PS, unë nuk isha këtu.

Mora në telefon Ilirin, e pyeta si do ja bënim? Ai më tha që tani e ke t’i partinë dhe duhet të vendosësh vetë. Isha bashkë me Petrit Vasilin. Mirë ta bëri, më tha. Pra, Iliri nuk ndërhyri fare. Kam përshtypjen që do jetë një President i mirë se ka vendosur mbi të gjitha stabilitetin e Shqipërisë dhe këtë e ka treguar në shumë raste”, – u shpreh Kryemadhi në një intervistë për “ABC News”.