Transmetuar më 03-08-2017, 09:30

Tashmë nuk ka më asnjë diskutim se Neymar do të largohet drejt PSG dhe ky do jetë një transferim jashtë çdo logjike merkatoje, pasi francezët do të derdhin në arkat e Barcelonës 222 milion euro.

Nëpërmjet Instagramit personal, Lionel Messi uron Neymarin me një mesazh. Argjentinasi është i vetëdijshëm që braziliani nuk do të përbëjë më treshen e sulmit MSN dhe ka menduar që këtë ta kalojë me një urim.

"Ishte një kënaqësi e madhe për të ndarë të gjitha këto vite me ju, shoku Neymar. Ju uroj fat në këtë fazë të re të jetës tuaj, shihemi.".

Neymar nuk ka vonuar dhe ka komentuar në postimin e Messit dhe i ka thënë “Faleminderit vëlla. Do të më mungosh”.

Neymar sot do të kryejë vizitat mjekësore dhe të premten do të zyrtarizohet si blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit. /b.l/noa.al/