Transmetuar më 02-08-2017, 22:01

Partizani ka bërë goditjen e parë të bujshme në këtë merkato. Të kuqtë kanë arritur akordin me sulmuesin e kombëtares shqiptare, Edgar Çani, i cili do të jetë pjesë e nënkampionëve të Kategorisë Superiore për dy vitet e ardhshme.

Lajmin e ka konfirmuar për “Panorama Sport” vetë menaxheri i futbollistit, Mario Cenolli. “Është arritur marrëveshja, presim vetëm të firmosim që të zyrtarizohet kontrata”, u shpreh ai.

“Panorama Sport” pati raportuar në numrin e gazetës së sotme se Çani ishte synimi i madh i Partizanit për sulmin dhe tashmë ky transferim është arritur.

Nesër pritet që të firmoset kontrata dhe të bëhet prezantimi i 28-vjeçarit me fanellën e skuadrës së tij të re.