Transmetuar më 01-08-2017, 16:00

Sezonin e ardhshëm Arlind Ajeti do të jetë pjesë e Crotones në “Serinë A” italiane.

Ajeti kalon te Crotone në formë huazimi nga klubi i Torinos.

Për Ajetin kishin shfaqur interes edhe klube të tjera si: SPAL në Serinë A, Palermo në Serinë B, por edhe Freiburgu në Bundesligën gjermane.

Mbrojtësi 23-vjeçar i kombëtares shqiptare, zgjodhi projektin e kalabrezëve, sepse aty pritet të ketë një rol protagonisti, ndërsa vlerësohet për aftësitë e mira teknike dhe fizike, si edhe për forcën në duelet me kundërshtarët dhe në luftën në ajër.

Në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë me të drejtë blerjeje të kartonit të Ajetit./a.k/noa.al/