Transmetuar më 01-08-2017, 00:51

Mesfushori Taulant Xhaka hedh poshtë çdo zë se ka refuzuar një takim me trajnerin e ri të kombëtares shqiptare, Cristian Panucci.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Xhaka shkruan se “me trajnerin Panucci kam pasur kontakte pozitive”.

Ai vijon më tej duke thënë se “unë do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren”.

“Në çdo kohë do jem aty dhe kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim”, shkruan Xhaka.

Postimi i plotë i Xhakës:

“Të nderuar Tifozë dhe i nderuar Opinion publik. Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë.

Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panucci kam pas kontakt pozitive.

Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi.

Une do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren.

Në çdo kohë do jem aty dhe Kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim.

Jam krenar që perfaqësoj kombëtaren kuqezi.

Falënderoj trajnerin per interesimin Edhe angazhimin.

Me Respekt Taulant XHAKA”./a.k/noa.al/