Transmetuar më 30-07-2017, 23:19

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 31 korrik 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi. Keni një shpirt mjaft human dhe aftësi të mira bindëse. Përfitoni nga këto “armë” që të realizoni një projekt ambicioz. Përsa i përket dashurisë, do të ndiheni të kënaqur dhe të lumtur për shkak të harmonisë në çift.

Demi. Do të keni një fillimjavë të mundimshme. Vonesat dhe ndryshimet e programit ju shqetësojnë dhe krijojnë tension e debate me të tjerët. Përsa i përket dashurisë Venusi është në anën tij, prisni lajme të mira.

Binjakët. Fokusi juaj do të jetë rreth përditshmërisë. Idetë dhe projektet i keni të strukturuara mirë por nëse nuk gjeni mbështetës dhe fonde, do të duhet të dorëzoheni dhe të prisni. Përsa i përket dashurisë, pritet që dikush t’ju “rrëmbejë” zemrën në këtë ditë.

Gaforrja. “Deti” i sfidave do ju japë mundësinë që të provoni aventura më të mëdha. Ju do i përballoni me sukses. Përsa i përket dashurisë, mjafton pak kurajo dhe do arrini të plotësoni zemrën tuaj. Vazhdoni ashtu siç e mendoni sepse gjithçka do shkojë mirë.

Luani. Dita e fundit e muajit korrik, nuk duket në ujëra të mira për ju. Çështjet më të rendësishme që kërkoni t’i konkretizoni, duhet t’i shtyni për më vonë. Përsa i përket dashurisë, një xhelozi e çuditshme bën pjesë në zemrën tuaj. Kjo gjë po ndihmon që mosmarrëveshjet tuaja të jenë të shpeshta me partnerin tuaj.

Virgjëresha. Një miqësi e re do të hapë horizonte dhe perspektiva të papritura për ju. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësi të angazhoheni me një projekt që e keni për zemër. Përsa i përket dashurisë, shfrytëzoni momentin. Ajri pozitiv që ju rrethon do të krijojë edhe më shumë magjepsje ndaj jush.

Peshorja. Përsa i përket anës financiare jeni të garantuar. Megjithatë duhet të rrisni aftësinë tuaj në aspektin komunikativ që të jeni më në qendër të vëmendjes. Përsa i përket dashurisë, nuk duket ditë e mirë.

Akrepi. Nuk ka asgjë që ju ndalon që të arrini objektivin që i keni vënë vetes. Yjet janë me ju në këtë ditë, prandaj shfrytëzojeni. Keni përpara një ditë të shkëlqyer. Është një nga ato mundësitë që ju nuk duhet ta lini të shkojë dëm. Po jetoni një jetë shumë të lumtur sentimentale.

Shigjetari. Faza aktuale që po jetoni ndodhet shumë larg asaj që ju kërkoni të jetë. Megjithatë duhet të gëzoheni pasi do të keni një ditë pa shumë probleme. Mund të provoni që të ndryshoni disi atmosferën duke shijuar disa pushime.

Bricjapi. Do ta keni të lehtë që të realizoni dëshirat tuaja, për shkak të favorizimit nga Hëna. Dëshira për të dashur dhe për tu dashur, do të jetë motivi që do ju shtyjë të kërkoni që të zgjidhni mosmarrëveshjet me partnerin tuaj.

Ujori. Në vend që të ankoheni se dita juaj është gjithmonë e mbushur për shkak të punës, provoni të organizoni më mirë ditët tuaja. Mirëmenaxhimi i kohës do bëjë që të krijoni hapësirat e duhura për tu marrë më shumë me veten tuaj.

Peshqit. Hëna dhe Venusi janë aleatët tuaj në këtë ditë prandaj shfrytëzojeni si mundësi. Vëmendja dhe sytë do të jenë drejt jush. Investoni më shumë në talentin tuaj dhe për këtë besoni në intuitën tuaj./a.k/noa.al/