Transmetuar më 30-07-2017, 08:48

“El Clasico” spanjolle midis Barcelonës dhe Realit të Madridit e zhvilluar në tokën amerikane u ka takuar “katalunasve”, të cilët në fund triumfuan me rezultatin 3:2. 

Barcelona e nisi ndeshjen furrishëm, duke shënuar dy gola brenda 7 minutave të para. Lionel Messi hapi serinë e golave vetëm pas 3 minutave lojë, teksa Ivan Rakitiç 4 minuta më pas dyfishoi epërsinë e Barcelonës.

 Shpresat e tifozëve madrilenë i riktheu kroati Mateo Kovaçiç me golin e realizuar në minutën  e 14-të. 

Pas këtij goli Reali arriti që të konsolidojë rradhët e veta, edhe pse posedimi i topit ishte në anën e “katalanasve” të cilët pësuan gol për herë të dytë kur në minutën e 36, pas një kundërzbritjeje të shpejtë, Asensio barazoi shifrat në 2:2. 

Gjatë pjesës së dytë trajnerët Valverde dhe Zidan vendosën që të inkuadrojnë në lojë shumicën e futbollistëve që kishin në pankinë, ndërsa kjo ndikoi edhe në ritmine lojës, që ishte më i ngadalshëm se ajo e pjesës së parë, kur të dyja skuadrat krijonin raste të shumta para portave respektive.

 Në këtë pjesë i vetmi që shënoi gol ishte mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, i cili shrytëzoi mjaft mirë harkimin e Nejmar në zonën kundërshtare dhe nga afërsia shënoi edhe golin e tretë për Barcelonën, duke vendosur rezultatin përfundimar të këtij takimi, Barcelona 3, Real Madridi 2.