Transmetuar më 29-07-2017, 16:22

Gardiani i kombëtares shqiptare Etrit Berisha reagon ndaj vendimit për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, portieri i Atalantës, ka shprehur mbështetjen e tij për tifozin kuqezi.

”E kem per detyre qe mos t’lejme te vuash prap. #shqiperietnike”, ka shkruar Berisha në Instagram.

Gjatë ditës së sotme ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi i ka bërë kërkesë autoriteteve kroate, që të mos ekstradojnë në Serbi Ismail (Ballist) Morinën.

Kujtojmë që mbështetjen për Ballist Morinën, e kanë dhënë edhe futbollistë të tjerë./a.k/noa.al/