Transmetuar më 29-07-2017, 00:48

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 29 korrik 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën tuaj në çift sot çdo gjë do marrë një tjetër drejtim. Do tregoheni më të hapur me partnerin/en dhe do bëni zgjedhjen që është më e mirë për të dy. Beqarët do argëtohen pa fund nën praninë e miqtë dhe shoqërisë së tyre. Në planin financiar situata do jetë goxha e qëndrueshme.

Demi 

Do jeni shumë euforike dhe të gëzuar gjatë kësaj dite në krahët e atij që dashuroni. Ai/ajo do ua bëjë qejfin gjithë kohës dhe do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme. Beqarët do bëjnë për vete shumë persona dhe në fund do jenë ata vetë që do bëjnë zgjedhjen më të mirë. Ne planin financiar do iu duhet të bëni disa shpenzime të nevojshme dhe situata do jete e paqëndrueshme. 

Binjakët

Ka rrezik që të keni probleme serioze gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Një gënjeshtër që i keni thënë partnerit/es para disa kohësh do dalë në dritë dhe ai do inatoset shumë për këtë fakt. Beqarët pa pritur e pa kujtuar mund të fillojnë një histori dashurie të bukur e mjaft pasionante. Financat do jenë të mira megjithatë shpenzimet duhet të vazhdoni t’i kryeni me kujdes. 

Gaforrja

Gjithçka do ecë më së miri gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do kuptoheni edhe me një vështrim të vetëm me atë që keni në krah dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Beqarët do pëlqejnë jashtë mase një person për të cilin para disa vitesh e kanë injoruar. Bota është me rrota! Saturni do ndikojë negativisht në planin financiar.

Luani

Jeta në çift do jetë gjithë kohës e mbrojtur sot. Askush dhe asgjë nuk mund ta prishë harmoninë që mbizotëron ndërmjet jush. Përgatituni edhe për ndonjë surprizë drithëruese në mbrëmje. Beqarët do kenë vetëm dëshira për aventura kalimtare asgjë më tepër sesa aq. Mundësitë nuk do mungojnë. Me financat jo çdo gjë do shkoje ashtu si duhet. Kujdes. 

Virgjëresha

Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën sentimentale të çifteve, sot do filloni t’i mendoni më me qartësi gjërat dhe situata do përmirësohet ndjeshëm. Beqarët do jenë në humor shumë të mire dhe nuk do humbin asnjë mundësi që do iu jepet për të dalë në takime. Financat do jenë gjatë gjithë kohës të mbrojtura. 

Peshorja

Shprehini më tepër ato që ndjeni gjatë kësaj dite nëse doni që atmosfera në çift të ngrohet më shumë. Mos kini as frikë të filloni një lidhje më serioze. Beqarët do jenë shumë të pavendosur edhe pse do kenë njohje të reja me shumicë. Në planin financiar do kryeni transaksione shumë të rëndësishme sepse situata do jetë goxha e qëndrueshme. 

Akrepi

Ata që janë në një lidhje duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi dhe vëmendje personit që kanë në krahë. Ditë me shumë fat kjo e sotmja për ata që janë beqarë. Mundësitë për të njohur persona interesantë do jenë të mrekullueshme kështu që bëjini sytë katër dhe zgjidhni personin e përshtatshëm. Financat do vijnë duke u përmirësuar. 

Shigjetari

Ka shumë gjasa që rutina ta pushtojë jetën tuaj sentimentale sot. Secili prej jush do bëjë ato që bën çdo ditë dhe nuk do përjetoni asnjë emocion të veçantë. Beqarët do njihen me disa persona, por nuk duhet të nxitohen të krijojnë menjëherë një lidhje. Në planin financiar do keni më shumë fat sesa e kishit menduar. 

Bricjapi

Do iu ndryshojë shpesh humori gjatë kësaj dite dhe mund të keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin/en. Më mirë qëndroni pak larg sesa ta acaroni edhe më tepër situatën. As për beqarët nuk është dita e duhur për të filluar histori dashurie. Prisni edhe pak kohë. Me shpenzimet duhet të tregoheni ende të matur. Po e kaluat limitin do keni probleme serioze. 

Ujori

Nëse jeni në një lidhje do bënit mirë të hiqnit disa nga zakonet tuaja të vjetra dhe të mendoni të provoni eksperienca të reja me partnerin/en. Do iu duket sikur keni rilindur. Beqarët do jenë të pakontrollueshëm dhe do bëjnë gjithçka si ta mendojnë për momentin. Në planin financiar do keni një përmirësim të ndjeshëm të situatës. 

Peshqit

Do keni vështirësi dhe probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Si ju ashtu edhe partneri/ja do kërkoni që gjërat të bëhen sipas mënyrës suaj dhe nuk do bini dakord për asgjë. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Financat mund të kenë ndonjë përmirësim të vogël, megjithatë ende nuk është koha për të bërë investime të mëdha. /b.l/noa.al/