Transmetuar më 27-07-2017, 22:02

Kuqezinjtë e Milanit e kanë nisur me fitore rikthimin e tyre në kupat e Europës.

Skuadra italiane fitoi minimalisht me rezultatin 1-0 përballë Craiovas, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës, për tu kualifikuar në grupe.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga lojtari që ka mbërritur këtë verë te Milan, Ricardo Rodriguez.

Ai shënoi një supergol nëpërmjet një goditjeje dënimi të ekzekutuar me mjeshtëri në minutën e 44’ të pjesës së parë.

Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më pas në stadiumin “San Siro”.

Më poshtë mund të ndiqni supergolin e shënuar nga Rodriguez./a.k/noa.al/