Transmetuar më 25-07-2017, 12:10

Një gjykatë e ka dënuar me 1 vit e gjysmë burg aktorin e famshëm italian, Raul Bova, për akuzën e deklarimit të rremë të pasurisë si dhe për evazion fiskal.

Sipas hetimeve nga Prokuroria, nga viti 2005 deri në 2011, Bova kishte paguar një normë të ulët të TVSH-së, ndërsa evazioni kishte shkuar në 700 mijë euro.

Por nuk ka mjaftuar me kaq, në këtë proces është përfshirë motra dhe ish-gruaja e tij, Chiara Giordano.

Sipas hetimit, Raul Bova ka transferuar disa aksione të shoqërisë që menaxhon imazhin e tij, Sammarco Srl.

Raul Bova është një prej aktorëve më me famë, jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë. /k.k/noa.al/