Transmetuar më 23-07-2017, 17:16

Nuk e kishit menduar ndonjëherë por ja që tashmë është një realitet.

Një fabrikë në Kinë ka nisur të prodhojë robotë seksi, dhe planifikon t’i shesë ato në dyqane të posaçme në vende të ndryshme të botës.

Sipas kompanive prodhuese të këtyre robotëve, ato ndjejnë dhe mund të kthejnë përgjigje gjatë prekjeve.

Robotët, ku aktualisht prodhohen deri në 50 copë në javë, kanë nxitur debate të ndryshme në rrjetet sociale.

Kjo për faktin se ato po zëvendësojnë rolin e njeriut duke krijuar varësi te njerëz të ndryshëm.

Disa nga mediat më të mëdha raportojnë për këtë fenomen, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se brenda disa dekadash, seksi me robotët do jetë normal./a.k/noa.al/