Transmetuar më 22-07-2017, 13:09

Dy vëllezër nga Kosova janë gjetur të vrarë në fshatin Kryshec të Pejës mbrëmjen e djeshme.

Kryeprokurori tha se akoma nuk ka persona të dyshuar për këtë rast. Dy trupat e të vrarëve të cilët janë identifikuar si: R. Berisha dhe A.Berisha, janë dërguar për autopsi për veprime të mëtejshme.

Pas hetimeve të para mësohet se dy vëllezërit e vrarë dyshohet se janë vëllezërit e dy vëllezërve të tjerë, po ashtu të vrarë, 11 vite më parë, në vitin 2006.

Burime nga policia për mediat vendase bëjnë të ditur se viktimat i takojnë familjes Berisha të Kosuriqit të Pejës.

Ndonëse akoma e pakonfirmuar, dyshohet se këto dy vrasje të rënda kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën. /b.l/noa.al/