Transmetuar më 18-07-2017, 20:13

Nga Ylli Manjani

Makina e përmbysur e Arben Ahmetajt në Maqedoni ishte një pamje shokuese!

Mrekullisht Beni dhe të tjerët në atë makinë kanë shpëtuar! Jetë e dytë pa dyshim!

Kulmi është tek lajmet çnjerëzore që emetohen këtu. "Me kë ishte në makinë Beni"? "Makina ishte pa siguracion"!!! "Shkaku nuk ishte lageshtira"!!! E të tjera si këto!

O zot çfarë kafshërie! Po si nuk shkruajti dikush: të shkuara qofshin; apo lavdi zotit që shpëtuan ata që ishin në atë mjet!

Kaq pak njerëzillëk paska mbetur?! E gjitha kjo pse në atë mjet ishte Ben Ahmetaj?! Po pse more njeriu duhet urryer kaq shumë?

Pse merresh me politikë duhet patjetër të vdesësh në aksident që tu dhimbsesh lajmeve?! Kulmi!!! Poshtërsi njerëzore! Nuk mund të shkojë urrejtja deri këtu!

Çfarë rëndësie ka kishte apo jo siguracion makina, para urimit për jetën! Dhe Beni e të gjithë aty duhen Uruar që kanë shpëtuar!

Bëhuni të njerëzishëm o njerëz! Nuk gjykohen e as dënohen njerëzit me vdekje pse merren me politikë!

Qofshin të shkuara i uroj me shpirt e zemër Arben Ahmetajt dhe të gjithëve që ishin në atë mjet!

Shijojeni jetën, pavarësisht histerisë së çnjerzores me fytyra njerëzish!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al