Transmetuar më 17-07-2017, 11:18

Prej disa ditësh në Jalë po mbahet kampingu i të rinjve të LRI, FRESSH dhe Internacionales Socialiste.

Por përtej dallimeve politike mes të rinjve të PS dhe LSI, është një këngë simbol e së majtës, e cila i elektrizon të rintjë e të dy kampeve.

Bëhet fjalë për këngën “Bella Ciao” të kënduar nga Modena City Rumblers në festivalin që po mbahet në kampingun më të madh në vend.

Video nga argëtimi ka publikuar deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie Klevi Pojana.

Në të shihet shfrenimi i të rinjve, të cilët shijojnë lirisht çdo tingull. /a.y/noa.al