Transmetuar më 17-07-2017, 09:30

Rritja e gjoksit, shëndoshja e tij- Pas kalimit të moshës së pubertetit, gjoksi rritet vetëm kur femra shëndoshet. Kjo mund të ndodh për shkak të regjimit jo të duhur ushqimor, ose prej akumulimit të stresit. Kujdes, pasi grumbullimi i tepërt i yndyrës në trup, mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri.

Enjtje dhe dhimbje në prag të ciklit- Ndryshimet hormonale shkaktojnë rritjen e gjinjve deri në ditën kur vjen cikli. Kur kjo gjë ndodh në të dy gjokset nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ndryshim i formës- Kur gjoksi ndryshon formë në mënyrë të ndjeshme, është mirë të konsultoheni me mjekun. Mund të jetë një anomali e lidhur me një tumor.

Kruajtje gjoksi- Kruajtjet, skuqjet apo irritimet mund të jenë reaksion alergjik prej reçipetave. Për t’u mbajtur nën kontroll duhen kuruar me produkte specifike.

Strija, dobësim i shpejtë– Kur ndodh dobësimi i ndjeshëm, në gjinj shfaqen strija. Kjo ndodh edhe pas shtatzënisë, sidomos tek ato femra që kanë një lëkurë shumë elastike.

Formë e çrregullt por pa dhimbje, kist beninj– Jo gjithmonë një kist në gjoks nënkupton një sëmundje të rëndë. Ndonjëherë mund të jetë një kist beninj pa dhumbje, por gjithsesi konsultohuni me mjekun.

Kruajtje dhe ndryshim i ngjyrës së gjoksit– Njihet si karkinoma e kokës së gjoksit, një formë shumë e rrallë kanceri gjiri. Simptomat janë kruajtje rreth kokës së gjoksit, thatësi e lëkurës dhe ndryshim i ngjyrës, shkruan noa.al.

Fryrje si pasojë e ilaçeve antidepresiv– Kur merren ilaçe antidepresiv ose antipsikotik, ndonjëherë rritet niveli i prolaktinës, hormonit që stimulon prodhimin e qumështit. Në pjesën më të madhe të rasteve nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, është thjesht një efekt anësor prej ilaçeve. /a.y/noa.al