Transmetuar më 15-07-2017, 18:02

Policia jep detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Zvërnec, ku u mbytën tre persona. Në orën 14:30 të ditës së sotme, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshi të mbyteshin në ujë 2 shtetas.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë kufitare dhe ato, ku nëpërmjet mjeteve lundruese tentuan të ndihmonin të rrezikuarit.

Por, për fat të keq, tentativa rezultoi e dështuar për tre persona, pasi njëri prej tyre kishte shkuar për ndihmë. Për pasojë u mbytën dy vajza dhe një djalë. Policia thotë se janë mbytur nga uji Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë, Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /k.k/noa.al/