Transmetuar më 15-07-2017, 17:17

Leonardo Bonucci, tashmë lojtar i Milanit, ka zgjedhur llogarinë e tij në Instagram për të dhën një mesazh lamtumire për Juventusin dhe tifozët e kampionëve të “Serisë A”.

Në mesazhin e tij Bonucci shkruan se ka kaluar 7 sezone ëndrrash të fituara ne Juventusin.

“Kur kthehem dhe shikoj prapa shoh një tregim të mrekullueshëm, të mbyllur me respekt dhe mbështetje”, shkruan Bonucci në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë i Bonuccit:

“Kanë kaluar shtatë sezone të fitoreve, të ëndrrave të realizuara, të zhvillimit në Juventus. Gjashtë Scudetto, të gjithë të fituar duke luftuar.

Mbetet dëshpërimi i madh që nuk e kemi fituar Ligën e Kampionëve, por edhe më e madhe është krenaria për sukseset e arritura dhe për faktin se kam qenë pjesë e një familjeje të madhe.

Gjithmonë e kam dhënë maksimumin, vërtetë, deri në fund. Kam pranuar, dhënë dhe mësuar.

Kur shoh kthehem dhe shikoj prapa shoh një tregim të mrekullueshëm, të mbyllur me respekt dhe mbështetje, duke mos harruar ato që kaluam së bashku me klubin, kapitenin, bashkëlojtarët dhe tifozët. Faleminderit për të gjitha, Juve”.