Transmetuar më 14-07-2017, 19:29

Modelja Adrola Dushi e cila prej një viti jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më në fund është kthyer në Shqipëri.

Mësohet se ajo dhe i biri Troi do të pushojnë një muaj bashkë, para se të rikthehen sërish në SHBA, ku Adrola zhvillon karrierën e saj.

E ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan” ajo foli për vështirësitë e jetës në SHBA dhe vështirësitë e hasura.

“Fillimi ka qenë shumë i vështirë, por tashmë që unë kam njohur njerëzit, e kam pak më të thjeshtë”, tregon ajo.

Më tej shton se pengun e madh ka kohën e munguar ndaj të birit, i cili kryesisht qëndron me familjen e saj e cila jeton në New York.

Vëllai i saj Landi, që e bëri Adrolën të përlotej në studio, nëpërmjet një video-mesazhi.

 “Të urreja aq shumë kur linde, sepse doja një vëlla, por pastaj kuptova që ti ishe gëzimi im dhe i familjes tonë”, tha ai, duke bërë që Adrola të përlotej.

Ajo tha më tej se mbeti e befasuar, pasi nuk e mendonte kurrë që i vëllai do të dilte në një video-mesazh.

Por në këtë intervistë ajo nuk dha asnjë detaj lidhur me babanë e të birit, Adis Patushin, për të cilin shumë herë flitet se janë ndarë.

Këto zëra u shtuan pas largimit të Adrolës bashkë me të birin në SHBA, pa të shoqin.