Transmetuar më 14-07-2017, 18:10

Ai është nipi i parë në familjen Hoxha, ku Sara dhe Ledion Liço e bënë pronaren e Top Media, Vjollca Hoxha gjyshe.

Vogëlushi London Noor mbush 7 muajsh dhe me këtë rast, mami Sara nuk ka ngurruar të na e tregojë në një fotografi.

“Dikush nuk e donte këtë fotografi të bërë dje, 7 muajsh”, shkruan Sara, në foton ku London shihet me një letër në dorë.

Sara Hoxha, vajza e themeluesit të ndjerë të Top medias, Dritan Hoxha, dhe Ledion Liço, u bënë prindër të të voglit London Noor, më 13 dhjetor 2016. /a.y/noa.al