Transmetuar më 14-07-2017, 12:51

Kandidati për Kryetar të PD, Eduard Selami, në turin e takimeve me demokratët në Kukës, Has dhe Tropojë, akuzoi rivalin e tij Basha, se në lidershipin e tij PD është e izoluar nga ndërkomëbtarët.

Ai kërkoi dialog të hapur me të gjithë shtresat në shoqëri, për ta kthyer PD-në në një parti polullore.

“Hajde të hapim një dialog vlerash me gjithë shtresat dhe qytetarët, ta kthejmë PD në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë por dhe me gjërë.Të rikthejmë besimin me partnerët tanë ndërkombëtarë që sot nuk e kemi. Me përjashtim të vitit 97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Na dolën kundër në mnyrën më flagrante për shkak të gabimeve tona”, tha Selami

Selami i kërkoi ndjesë për braktisjen e padrejtë që iu është berë shtresave, si ish të përndjekurve dhe ish pronarëve, dhe premtoi se do ndjekë një politikë krejt ndryshe për rikthimin e tyre. Rinia është në qendër të platformës së Selamit. /k.k/noa.al/